Lëkundje tërmeti janë ndjerë disa minuta më parë në Shqipëri.
Tërmeti i magnitudës 3,1, është ndjerë në zonën veriore të Shqipërisë. Sipas qendrës europiane të regjistrimit të tërmeteve raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Lezhë. Thellësia e tërmetit raportohet të jetë 2 km.
Tërmeti që goditi në 26 nëntor Shqipërinë la pasoja të rënda duke dëmtuar shumë banesa dhe shkaktuar mbi 50 viktima.
Ndërkohë që për rindërtimin e zonave të dëmtuara ditën e sotme po mbahet në Bruksel Konferenca e Donatorëve për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë për rindërtimin.
Lëkundje nga tërmeti janë regjistruar herë pas here gjatë gjithë këtyre muajve, sipas ekspertëve lëkundjet do vijnë duke u reduktuar. Sipas tyre goditja më e fortë tashmë ka kaluar./abcnews.al