“Shqiptarët i goditi tërmeti në gjumë”, Ursula von Der Leyen: 100 milion euro nga buxheti BE

schedule14:51 - 17 Shkurt, 2020

schedule 14:51 - 17 Shkurt, 2020

Ka nisur në Bruksel Konferenca e Donatorëve për pasojat e tërmetit në Shqipëri. Në fjalën e saj, Presidentja e e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen tha mes të tjerash se BE është mobilizuar për të ndihmuar Shqipërinë.

“Në nëntor shqiptarët i goditi tërmeti në gjumë. 51 persona humbën jetën nën rrënoja. Dhjetra familje hapën shtëpitë për ata që mbetën pa strehë. I gjithë vendi ishte në zi, por u mobilizuan për t’i dhënë strehë atyre që humbën. Kjo është një histori humbjeje, por edhe një histori heronjsh, është një histori solidaritet midis vetë shqiptarëve. Ekipet e para filluan të vijnë në Shqipëri nga vendet europiane. Menjëherë aktivizuan mekanizmin e mbrojtjes civile euorpiane.  E gjithë BE u mobilizua për një vend që është në zemrën tonë. Populli i Shqipërisë e di që ata e kanë vendin në familje europiane më shumë se kurrë. Sot me këtë pjesëmarrje kaq mbresëlënëse ju tregoni regimin. E gjithë bota është mobilizuar për mbështetjen tuaj. Ne kemi parë ekipe shpëtimi serbe dhe kosovarë. Ne e kemi parë atë përtej çdo ndarje politike. Solidariteti ka shpëtuar shumë jetë në shqipëri. Ekipet e shpëtimit u nxorrën 49 persona”, tha ajo.


Presidentja e KE shtoi se nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha, pasi kostoja e Rindërtimit është vlerësuar 1 miliard euro, teksa shton se janë dhuruar 100 milion euro nga buxheti i BE .

“Nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha. Kostoja e rindërtimit është vlerësuar me 1 miliard euro. Është e qartë se Shqipëria e vetme se përballon dot këtë barrë, ndaj jemi mbledhur këtu. Sot i premtojmë popullit shqiptar se jemi aty për një kohë të gjatë. Solidariteti jonë do jetë i fortë dhe angazhohemi për rindërtimin ën vazhdimësi. Askush nuk mund ta ndjejë boshllëkun e atyre që kanë humbur jetën, por mund të ndihmojmë Shqipërinë që të rifilloje nga e para. Së bashku mund ta bëjmë vendin tuaj më të fortë. 100 milion euro nga buxheti i BE, (përveç 50 milionëshit të parë)”, theksoi von Der Leyen.

Po ashtu Der Leyen premtoi transparemcë në fondet e dhuruara, të cilat do të shërbejnë për të ndërtuar, shkolla, spitale etj.

“Edhe bizneset duhet të rindërtohen me vleren 1 miliardë euro është e qartë se Shqipëria nuk e mban dot këtë barrë, një premtim se ne jemi bashkë me ta në një rrugë të gjatë. Solidariteti po aq sa ishte në orët e para pas tërmetit. Kemi punuar për mbështeje, ne mund të ndërtojmë shkolla spitale me standarde të larta të sigurisë, mund të përforcojmë operacionin e shpëtimit të Shqipërisë. Rindërtimin e Shqipërisë do të punojmë së bashku, investimet tona të bëhen me transparencë dhe llogaridhënie të plotë. Ne kemi nevojë të përmbushim nevojat, 15 mln euro do të ketë edhe kontribute nga vende anëtare. Pas dekadave diktaturë shumë shqiptarë kanë ndërtuar karriera. Pas termetit na tregoi krenarë dhe inteligjent edhe zemer të madhe. Është koha jonë të tregojmë solidariet t’u qendrojmë shqiptarë se Shqipëria do të ngrihet nga hiri i termetit, e sigurt dhe në zemer të familjes europiane”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!