Në nisje të Konferencës së Donatorëve, Kryeministri Edi Rama ka firmosur me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen. Bëhet fjalë për marrëveshjen e grantit prej 15 milion euro që Komisioni Europian i jep Shqipërisë.
Shuma e dhënë nga Komisioni Europian është e dedikuar vetëm për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.
Konferenca e Donatorëve nisi në Bruksel pak minuta më parë dhe pritet të vazhdojë deri në orën 19:00. /abcnews.al