“Janë kriminela”, punëtorët e nënstacionit të Poçemit: Nuk do tërhiqemi nga greva pa marrë pagat

schedule14:20 - 16 Shkurt, 2020

schedule 14:20 - 16 Shkurt, 2020

Prej disa ditësh, 14 punëtorë të nënstacionit të Poçemit janë në grevë urie. Ata presin një përgjigje nga qeveria për pagat e që nuk kanë marrë prej 27 muajsh.

https://youtu.be/PWwCdXNQIHA

Grevistët thonë se janë objekt i rëndësisë së veçantë, por asnjëherë nuk janë trajtuar si të tillë. Të pakënaqur me reagimin e institucioneve ata kërcënojnë se greva e tyre do të vazhdojë.

“Shteti dhe pushtetarët janë kriminelë. Kërkojmë vetëm bukën e fëmijëve për të jetuar”, u shpreh një nga grevistët.

“Do të vazhdojmë deri në fund, po na mashtrojnë dita ditës”, u shpreh një tjetër punëtor i cili është në grevë.

Problemet shëndetësore në mesin e grevistëve kanë vijuar edhe të dielën.

“Nuk kërkojmë asgjë tjetër, na jepni paratë, të shikojmë edhe ne hallet tona. Nuk shkoj dot në shtëpi, nuk kemi lekë”, tha një tjetër punëtor.

Pranë grevistëve ishte edhe Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Në takimin që zgjati 60 minuta, Kryemadhi u premtoi se do detyrojmë qeverinë dhe pronarët t’u paguajnë rrogat e prapambetura./abcnews.al