Gjatë qëndrimit në Gjermani, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.
Tema kryesore e diskutimit të takimit ishte nisja e procesit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë, gjatë Presidencës Kroate.
Cakaj në një postim në Facebook sa i përket takimit, bëri me dije se gjatë mandatit të saj, Presidenca Kroate po synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Gjatë qëndrimit në Gjermani zhvillova edhe një bisedë me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman????! Presidenca Kroate synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë mandatit të saj. U pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim dhe tani është koha që BE ta gjejë ujdinë e brendshme për t’i dhënë shtytsë të re procesit të zgjerimit në përgjithësi???!”, shkruan Caka.
/abcnews.al