Gega e Smajlaj medalje ari, Nikolli e mbyll i treti në Ballkaniadë

schedule09:09 - 16 Shkurt, 2020

schedule 09:09 - 16 Shkurt, 2020

Tre medalje për Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura. Aktiviteti u mbajt në Stamboll një ditë më parë, teksa me kokën lart dolën Luiza Gega, Izmir Smajlaj dhe David Nikolli. Të tre këta sportistë i dhanë Shqipërisë medalje.

Atletja ishte më e shpejta në garën e 3000 metrave dhe mori medalje ari. Gega regjistroi kohën 8’55”45 dhe nuk e vuri në asnjë moment në diskutim triumfin. Në kërcim së gjati, Smajlaj tregoi edhe njëherë nivelin e tij.

Shkodrani mori medalje ari gjithashtu. Ai kërceu 7.91 metra dhe synon që të sigurojë pikët për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Medalje bronzi mori atleti David Nikolli, në garën e 1500 metrave. Ai regjistroi kohën 3’50”42.

Eraldo Qerama iu afrua zonës së medaljeve në garën e 800 metrave. Ai e mbylli garën në vendin e katërt, me kohën 1’50”94. Franko Burraj, i cili garoi në garën e 400 metrave, shkaktoi faull dhe nuk iu njoh koha 47”03. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!