Takimi i fundit i Serie A për sot mes Atalantës dhe Romës, ishte shumë i bukur. Ishin të besuarit e Gasperinit ata që triumfuan me përmbysje 2-1, duke zhvlerësuar rrjetën e Dzekos në fundin e pjesës së parë.
Sulmuesi boshnjak përfitoi nga një gabim i mbrojtësit vendas dhe i vetëm përballë portierit, nuk e pati të vështirë të shënojë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin romak, por e dyta, foli vetëm për zikaltrit.
Që në minutën e pestë të pjesës së dytë, Palomino barazoi për Atalantan, ndërsa nëntë minuta më vonë, Pasalic përmbys gjithçka, duke i dhënë fitoren e radhës të besuarve të Gasperinit./abcnews.al
Serie A, java 24
Atalanta – Roma 2-1
Palomino 50′, Pasalic 59′ / Dzeko 45′