Kastrioti marshon. Krutanët kanë reaguar pas barazimit me Burrelin dhe sot kanë mposhtur 1-0 në shtëpi skuadrën e Dinamos, që më gjasa sezonin e ardhshëm do garojë në Kategorinë e Dytë. Golin e shënoi sulmuesi Daci, i cili ia dha tre pikë më vlera skuadrës së drejtuar nga Ramadan Ndreu.
Rigjen fitoren Erzeni. Shijakasit këtë vit njihnin veç disfata dhe ndryshimin i trajnerit ka dhënë efekt. Dorian Bubeqi udhëhoqi Erzenin drejt triumfit kundër ish-skuadrës së tij, Korabit. Xhemalaj nderoi shijakasit, që kërkojnë ta mbyllin fazën e dytë mes katër ekipeve më të mira.
Pa gola u mbyll ndeshja mes Egnatias dhe Tërbunit. Pukjanët e mbyllën takimin me dy lojtarë më pak, pasi Dushku dhe Zagani u ndëshkuan me kartonë të kuq në fund të takimit. Takim tjetër i mbyllur me rrjeta të paprekura ishte edhe Oriku-Iliria në grupin B.
Devolli bëri detyrën në shtëpi me Shënkollin, duke triumfuar me shifrat 3-1. Skuadra lezhjane ka zbritur në vendin e parafundit, pasi është parakaluar nga Turbina. Cerrikasit ia dolën të triumfonin në derbi me Elbasanin, falë një goli të Jurgen Peqinit që në fillim të takimit. / abcnews.al


