Shkatërrohet ura në Bilaj të Fushë Krujës/Izolohen 7 fshatra

schedule13:04 - 7 Shkurt, 2018

schedule 13:04 - 7 Shkurt, 2018

Një urë e cila është shkatërruar gjatë përmbytjeve më të fundit në Fushë Krujë ka krijuar jo pak problem për banorët e shtatë fshatrave. Banorët nuk kanë nga të kalojnë për t’u lidhur me Tiranën dhe qytetin e Fushë Krujës.

Ata që mund të kacavirren kështu si ky djali, mund të dalin nga izolimi. Të tjerët presin.

Ura e shtatë fshatrave në Bilaj të Fushë Krujës është shembur. Lumi që kalon poshtë saj pas reshjeve të fundit fitoi një rrjedhë të fuqishme, aq sa rrëzoi plotësisht konstruksionin e hekurit.

 

Banorët thonë se janë të izoluar. Duan të shkojnë në Tiranë, në Fushë Krujë apo në ndonjë vend tjetër, por e kanë të pamundur.

 

Zona është nga më të prekurat në rastet e përmbytjeve. Prishja e sistemit kullues, ka bërë që në kohë me reshje të forta, lumi rrëmben çdo gjë para që gjen në fusha, dhe banorët mbesin si dëshmi të gjalla të mjerimit./abcnews.al

Gazetar i ABC News, Krujë: Ahmet Zani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!