Kaosi i madh te Manchester City, kampionët rrezikojnë një tjetër dënim

schedule08:53 - 15 Shkurt, 2020

schedule 08:53 - 15 Shkurt, 2020

Manchester City është i shokuar pas vendimit të UEFA-s. Qeveria europiane e futbollit përjashtoi “Cityzens” dy vjet nga kompeticionet europiane dhe i gjobiti me 30 milion euro falë shkeljeve në FPF (fair-play financiar).

Klubi anglez do të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, teksa mund të dënohet edhe nga Federata angleze e futbollit. Independent raporton se shkelja e FPF paraqet një shkelje të rregullave të brendshme të ligës më të lartë angleze.

Çdo klub është i detyruar të sigurojë informacione të vërteta për të marrë licencën e Premier League dhe këto të dhëna duhet të korrespondojnë me ato të paraqitura në UEFA. Dënimi i mundshëm i Cityt me penalizim pikësh do të ndikonte dukshëm në arritjen e një vendi të Champions League, që mund të jetë i dobishëm nëse UEFA vendos të pezullojë dënimin në një kohë të mëvonshme pas ankimit të klubit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!