Gjermani, arrihet marrëveshja për koalicionin qeverisës

schedule10:44 - 7 Shkurt, 2018

schedule 10:44 - 7 Shkurt, 2018

Lideri i socialdemokratëve Martin Shulz do të jetë ministri i jashtëm në qeverinë e re gjermane. Mediat në vend shkruajnë se më në fund është arritur marrëveshja për krijimin e një koalicioni qeverisës mes konservatorëve të kancelares Merkel dhe socialdemokratëve.

Konservatorët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe socialdemokratët e Martin Schulz kanë arritur të gjejnë një marrëveshje për krijimin e koalicionit të madh qeverisës. Lajmi është raportuar nga mediat gjermane, pas një maratonë negociatash e cila zgjeti rreth 24 orë. CDU, CSU e SPD, kanë gjetur nhë marrëveshje dhe për ndarjen e ministrive, ku socialdemokratët kanë marrë ministrinë e financave. Në qeverinë e mëparshme ky post mbahej nga Volfgang Shauble, i cili tashmë mund të synojë Presidencën.

E përditshmja gjermane Bild shkruan ndër të tjera se socialdemokratët kanë marrë dhe ministrinë e jashtme dhe të punës ku lideri Martin Shulz do të jetë ministri  jashtëm i qeverisë së re, ndërsa kryebashkiaku i Hamburgut, Olaf Sholz do të zëvendësojë Shauble tek financat. Televizioni publik gjerman e ka cilësuar sinjë marrëveshje për një kontratë koalicioni, duke shtuar se janë sqaruar dhe mosmarrëveshjet për temat më të rëndësishme si ajo e tregut të punës dhe asistencës shëndetësore por dhe për ndarjen e ministrive./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!