Guerrils ishin të ashpër me klubin e tyre dhe futbollistët pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, por sigurisht që nuk kanë ndërmend ta braktisin fanellën që duan. Ata do të jenë të pranishëm në Laç, të dielën.
Për këtë kanë dalë edhe me një njoftim, ndërkohë që nuk mungon edhe një ngacmim edhe për futbollistët e kuq.
“Të dielën të gjithë drejt Laçit! Partizani luan transfertën e radhës, në një moment shumë delikat, ku duhet mbështetje nga tifozëria e kuqe.
Drejt Laçit për fanellën tonë! Të shkundim edhe njëherë ata që e mbajnë veshur sepse kanë harruar që luajnë për Legjendën!
Laçi-PARTIZANI, Të dielën, ora 14:00, Të duam pa kushte!”, shkruajnë ultrasit e kuq përmes faqes së tyre zyrtare në “Facebook”. / abcnews.al
https://www.facebook.com/108601849158800/posts/2973111442707812/