Rama takon kryeministrin kanadez, Trudeau: Të gatshëm për të qenë pjesë në Konferencën e Donatorëve

schedule13:32 - 14 Shkurt, 2020

schedule 13:32 - 14 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku po takohet me homologët ndërkombëtarë lidhur me Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Munih. Gjatë qëndrimit në Gjermani, Rama është takuar me homologun e tij kanadez, Justin Trudeau, ku kanë diskutuar për Konferencën e Donatorëve.

Në një video në Facebook, Rama shfaqet krah homologut të tij dhe shkruan Trudeau ka treguar gatishmërinë për të qenë pjesë, si edhe marrëdhëniet dypalëshe.

“Kënaqësi e vërtetë të ulem sërish me mikun tim, Edi Rama nga Shqipëria. Më jep mundësinë së pari, të shpreh edhe njëherë ngushël​limet e mia për tërmetin e tmerrshëm për të cilin folëm kur u takuam në NATO. Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencën e Rindërtimit, në shkurt.

Kemi punuar shumë mirë bashkë në misionet e NATO-s. Shqiptarët po kryejnë shërbimin përkrah Kanadasë në Letoni për mision “Enhanced Forward Presence” dhe është kënaqësi të vazhdojmë të shkëmbejmë dhe të kemi një bashkëpunim kaq të mirë me ju, ndërsa ecim përpara”, u shpreh Rama

Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri i Kanadasë deklaroi se do kontribuojnë për Shqipërinë.

“Jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj shumë takimin me ju në çdo rast. Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh tek shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe Kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada, punojnë shumë dhe kontribuojnë për vendin tuaj, por gjithashtu marrin shumë njohuri dhe të mira nga vendi juaj për familjet e tyre.

Do të doja t’ju shpreh edhe mirënjohjen që treguat ndjeshmëri për ato që ndodhën kohët e fundit. Mirënjohës që do të jeni i pranishëm në Konferencë. Duam t’i forcojmë marrëdhëniet. E di që jemi larg, por në një farë mënyre ndihemi shumë të afërt me vendin tuaj dhe të gjithë ju. Prandaj faleminderit për kohën dhe faleminderit që u ulët nga ana e flamurit shqiptar”, u shpreh shefi i qeverisë kanadeze.

Konferenca e Donatorëve do të mbahet në Bruksel në datën 17 shkurt, ku do marrin pjesë vendet e BE dhe SHBA e Kanadaja. Qeveria shqiptare ka zhvilluar pak ditë më parë një konference ku ka bërë me dije dhe dëmet e tërmetit dhe ka publikuar një botim me të gjitha detajet e dëmeve të tërmetit. Fatura e dëmeve të tërmetit ishte gati 1 miliardë Euro. /abcnews.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/188287662256072/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!