Erling Haaland nuk i pëlqen aspak zërat për të ardhmen e tij. Edhe pse ka pak ditë si lojtar i Dortmundit, mediet shkruajnë se norvegjezi do të transferohet sërish në verë, tek ekipi i Manchester United.
Haaland reagoi ashpër për këto zëra dhe tha për Viasport: “Ata që shkruajnë thashetheme, duhet të flasin me fakte. Janë thashetheme qesharake.
Kur sezoni mbaroi, babai im dhe unë filluam të bisedonim. Në atë moment, ai nuk e përmendi fare Dortmundin dhe më pas e pyeta: ‘Po me këtë klub?” Ai tha: ‘Do të shohim’.
Papritmas, u bë një opsion dhe atëherë ishte ajo që ndjeva gjatë gjithë kohës. Procesi ishte për të gjetur klubin më të mirë të mundshëm për mua.
Solskjaer ka qenë shumë i rëndësishëm për mua për të arritur aty ku jam sot. Por ne arritëm në përfundimin se Dortmund ishte alternativa më e mirë për mua. Këtu ishte vendi ku u ndjeva më mirë dhe për këtë arsye, zgjodha Dortmundin”, tha Haaland./abcnews.al