Fier/ Rama inspekton qendrën pas prishjes së objekteve

schedule21:29 - 6 Shkurt, 2018

schedule 21:29 - 6 Shkurt, 2018

Kryeministri Edi Rama mbërriti të martën pasdite në Fier, për të inspektuar qendrën e qytetit, pas prishjes dhe hedhjes në erë të objekteve në këtë zonë. Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, vazhdon me heqjen e materialeve inerte nga rrënojat e ndërtesave, që janë rrafshuar.

Këtë javë do të shembet me shpërthim të kontrolluar, edhe ndërtesa e fundit. Kryeministri e premtoi shembjen e objekteve në anë të lumit Gjanica 4 vite më parë, pas ardhjes në pushtet të socialistëve.

Në këtë operacion të IKMT, janë planifikuar të prishen 40 objekte nga të cilat 28 janë me dokumentacion pronësie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!