Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale sa i takon koronavirusit të ri me origjinë nga Wuhani i Kinës dhe shtetet po përpiqen të parandalojë përhapjen e tij, sa të mundur e ka Shqipëria për ta bërë këtë?
Sipas “The Economist” që ka publikuar Indeksin Global të Sigurisë në Shëndet për vitin 2019 vendi ynë renditet nën mesataren botërore sa i përket kapaciteteve që ka për të parandaluar shpërthime të mundshme të sëmundjeve infektive.
Shqipëria vlerësohet 43.8 pikë ndërsa mesatarja botërore është 34.8.
Raporti analizon gjashtë kategori parandalimin, evidentimin e sëmundjes, përgjigjen, shëndetin, ligjet e rrezikun dhe në total vlerëson vendin tonë me 52. 9 pikë duke e renditur të 39 nga 195 shtete dhe të 24 në Europë.
Pikët më të ulëta, 35.9 nga 59 që është mesatarja botërore vendi ynë i ka marrë në kategorinë e shëndetit.
Këtu listohet kapaciteti i spitaleve, qendrave shëndetësore, aksesi në shërbim shëndetësor, kontrolli i infeksioneve dhe dipsonueshmërisë së mjeteve.
Për parandalimin e sëmundjeve Shqipëria ka shënuar 43.8 pikë nga 57 që është mesatarja për këtë kategori.
Tejkalon normën botërore sa i përket evidentimit të sëmundjeve ndërsa për sistemin e laboratorëve renditet e 87 nga 195 shtete.
Pikë të ulëta vendi shënon dhe në vëzhgimin dhe raportimin në kohë reale ndërsa vlerësohet për forcën punëtore në situata epidemike.
Infrastruktura shëndetësore penalizon Shqipërinë në raport me botën ndërsa legjislacioni e përafron me shtete të tjera.
Sa i përket financimeve në shëndetësi “The Economist” e rendit vendin tonë të 108 në botë ndërsa për përgjigjen ndaj krizave shëndetësorë vlerëson se tejkalojmë mesataren globale./abcnews.al