“Polici i dehur e plagosi me armë”, i plagosuri rrëfen ngjarjen për ABC News

schedule10:29 - 13 Shkurt, 2020

schedule 10:29 - 13 Shkurt, 2020

I plagosuri Solli Meçe, 70 vjeç ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen ë rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Fier ku  efektivi i FNSH-së, Paulin Shpami  e ka plagosur me armë zjarri.

70 vjeçari në një deklaratë për ABC News ka bërë me dije se rrotonta e nddhhur në vendin Vija e Ngjalës është bërë gjithmonë shkak i aksidenteve të ndryshme dhe shumë makina që përplasen me shtëpinë e tij.

Ai ka thënë se si pasojë e ngushtimit të rrugës ndodh që shumë makina përfundojnë në oborrin e shtëpisë së tij.

“Personi ishte i pirë dhe nuk kishte pirë raki por ishte i droguar. Unë jam i plagosur në gisht ku mora një raport mjekoligjor shkova te mjeku ligjor por ai nuk ishte dhe më tha që të shkoja të shtunën. Unë dola në momentin që dëgjova zhurmën më ka dëmtuar makinën, ai po shante ishte bashkë me dy të tjerë ai më pas nxori armën u rrotullum gjatë përleshjes dhe dola siper atëherë me vendosi armën që kishte 14 fishekë por fatmirësisht arma është shkrepur vetëm një herë dhe fatmirësisht më kapi vetëm gishtin”, shprehet 70 vjeçari i plagosur këtë të enjte në Fier.

Bashkëshortja e 70 vjeçarit tregon momentin e ngjarjes kur ka dëgjuar zhurmën dhe ka dalë menjëherë jashtë.

“Një e gjysëm plasi zhurma pash nga ballkoni dhe zbrita i thash djalit çfarë bën mendoni për kokën tuaj apo jo, pasi nuk e dija se ishte prishur makina. Pasdtaj doli burri dhe u përlesh me të në momentin që ai gjuajti ishte fat që unë shpetova”, thote bashkëshortja e të plagosurit.

Ndërsa vëllai i të plagosurit ka deklaruar se nuk mund të thotë si ndodhi ngjarja pasi lajmin e ka marrë nga medita.

“Këtë e mosova përmes jush përmes lajmeve. Nuk e kam takuar akoma vëllain”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!