Përplasjet e vazhdueshme mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë sjellë sot në Tiranë një delegacion të Komisionit të Venecias.
Siç raporton Erneta Shevroja për ABC News delegacioni do të priten nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ndërsa do të takohen më pas edhe me kreun e shtetit Ilir Meta.
Më tej Delegacioni i Venecias do të ketë një takim edhe me anëtarët e Komisonit Hetimor që janë vënë në lëvizje për shkarkimin e Metës, si dhe gjyqtaren Arta Vorpsi.
Ndërkohë ditën e nesërme, delegacioni do të vijojë takimet me kreun e KED, Ardian Dvorani, të cilin Meta e ka paditur duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit, padi e cila tashmë është në dorën e SPAK.
Qëllimi vizitës së këtij delegacioni është mbledhja e fakteve raportoi për abcnews.al Erneta Shevroja.
Agjenda e plotë:
13 shkurt
Sot ne 9:30 delegacioni i Venecias takon Ruçin.
Në orën 12:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Presidentin Ilir Meta.
Ne orën 10:40 delegacioni i Komisionit të Venecias takon anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor
Ne orën 16:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Arta Vorpsin
14 shkurt
Në orën 10: 15 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Ardian Dvoranin, kreu i KED./abcnews.al