Një aksident ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë, ku mësohet se është plagosur një grua. Abc News përmes burimeve ka mësuar se aksidenti ka ndodhur tek Ura e Lanës pranë Drejtorisë së Policisë. Një grua, 63 vjeçe që po tentonte të kalonte rrugën është përplasur nga një automjet dhe ka mbetur e plagosur. Burimet nga policia thanë se makina është larguar me shpejtësi dhe ende nuk është identifikuar targa.
Në median online është shkruar se në drejtim të automjetit që kreu aksidentin me pasojë plagosjen, ka qenë moderatorja e TCH, Ilda Bejleri. Ajo vetë e ka përgënjeshtruar, duke thënë se “gazetarët shpifin”.
Sakaq Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar disa orë pas ngjarjes.
Tiranë/ Informacion Paraprak
Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin. /abcnews.al
REAGIMI I MODERATORES, ILDA BEJLERI