Gjatë Kuvendit ditën e sotme janë zhvilluar replika mes Ramës dhe Gjuzit. Deputeti Kujtim Gjuzi në fjalën e tij ka lëshuar akuza drejt kryeministrit Rama por edhe ndaj Partisë Socialiste.
Deputeti Gjuzi është shfaqur i revoltuar në lidhje me ftesat që ka bërë bashkia e Tiranës gjatë festimeve ditën e djeshme të Tiranës 100 vjet kryeqytet duke lëshuar akuza edhe ndaj kreut të Bashkisë Erion Veliaj.
Fjala e Gjuzit në Kuvend:
Gjuzi: Ju po shkoni drejt gjeneral Gedafit…e kam fjalën për kryeministrin Edi Rama. Larg qoftë mos iu ngjaftë me jetë se i bie që të jetojë edhe 20 vjet të tjera në fakt, ai duhet të jetojë edhe 24 vjet të tjera me mesatare ponderike.
Meshkujt në Shqipëri jetojnë 79 vjec ndërs afemrat 85.
Kush jeni ju që doni të na vidhni zonja ministre?
Ju personalisht , Jo se ja u njoh fisin, nuk vjedh. Por brenda fisit keni patur kriminelë që kanë vrarë njerëz. Pra ju duhet të mendoheni disa herë për të shpronësuar sidomos kryeqytetarët. Prona është e shenjtë.. e shenjtë… e shenjtë…Familja është e shenjtë…e shenjtë… e shenjtë…Ndaj familja tiranase sot është 1 milion banorë dhe turpi më i madh ishte mbrëmë kur kryetari i komitetit ekzekutiv Erion Vali Kuplaraja na mbajti fjalim a thua se ishim në disko. Por ndërhyri kryeministri i cili mbrëmë ishte serioz duhet ta them këtë…
Kush je ti more Krytar i bashkisë që nuk fton profesorë, akademikë, prefektë, që janë edhe në sallën e parlamentit me origjinë tiranas, flet ti që vjen nga Berati… Çfarë do ti, të zihesh me ne?
Kush je ti?
Kryeministër po si nuk tu dha mundësia me pas atje brenda nja dy tiranas, po pse more ke patur prefektin, Z. Vorpsi është tiranas. Po pse more e bëni protokollin mish-mash. Po ku dini të bëni protokoll ju, ju dini të vidhni, ju dini të grabisni dhe kërkoni të vidhni pronat e shqiptarëve.
Po Kujtim Gjuzit nuk i vidhni dot se Kujtim Gjuzi të çon me të drejtë zaknore haber të shtëpia dhe hajde një herë ta marrësh pronën…provoje njëherë… te kalaja e Petrelës matanë…Se këtej nga nona nuk mund të të marr me të drejtë zakonore se nuk i takon.
Vasilika Hysi: Zoti Gjuzi tërhiqni fjalët kërcënuese mbrapsht…
Gjuzi: Çoje në Komision të Etikës dhe dënoje Kryetarin e Partisë Konservatore. Ju jeni mësuar, ju jeni vrasës dhe më tregoni mua etikën. Ju lutem zonja nënkryetare, nuk e kam me ty se ti ske vrarë njeri, por ka disa njerëz këtu që kanë vrarë, dakord?? Prandaj mos më tërhqi vëmendjen herë tjetër se jam duke folur me etkan më të mirë dhe më të mrekullueshme që mudnb të kesh dëgjuar ndonjëherë. Si zonjë e di që në nina-nanën tënde përdor më shumë fjalë se unë dhe ta respektojë këtë për konsideratë ndaj zonjave. Unë i quaj ndonjëherë Princesha, mbretëresha dhe këtu u fol që mbretëria shkon drejt pjesës totalitare. Po ju keni patur diktatorin Hoxha more, ju jeni vazhduesit e tij, partiak kriminale –komuniste, partia e punës dhe partia socialiste.
Partia Socialiste kërkon të bëjë krim mbi pronën përsëri, JO ne nuk ju lejmë se jemi këtu. Jemi ne këtu dhe jemi më të mirët dhe më të përgjegjshëm dhe ju deshët të na nxirrnit përjashta por ne punuam që të vinte këtu presidenti i parlamentit evropian dhe ti jepte dorën Bushatit edhe Kujtim Gjuzit. S kujtuat ju se do i jepte dorën vetëm Gramoz Rucit?
Si kujtoni ju se nuk punojmë ne?
Ne punojmë edhe në orët e vona edhe ndonjeëherë natë për natë tek zyrat tona në kryesinë e Kuvendit./abcnews.al