Anulohet vizita e Kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, për shkak të mjegullës

schedule12:11 - 6 Shkurt, 2018

schedule 12:11 - 6 Shkurt, 2018

Vizita  e kryeministrit të Malit të Zi, Dusko Markovic në Kosovë, e planifikuar për ditën e sotme është anuluar. Mediat kosovare raportojnë se vizita u anulua për shkak të mjegullës, që bëri të pamundur fluturimin e kreut të ekzekutivit malazez nga Podgorica drejt Prishtinës. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, konfirmoi për mediat anulimin e vizitës se kryeministrit malazez, ndërsa njoftoi se kjo vizitë do të zhvillohet javën e ardhshme.

Takimet e rëndësishme të kreut të qeverisë malazeze në Kosovë pritej të ndodhnin në një kohë që demarkacioni i kufirit mes dy vendeve është kërkesë e fortë e Brukselit për Prishtinën. Përmbushja e këtij detyrimi shihet si një kusht i patjetërsueshëm për shtetin kosovar, në mënyrë që të përfitohet liberalizimi i vizave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!