Bylykbashi: Prezantuam tre paketa, krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK

schedule12:44 - 12 Shkurt, 2020

schedule 12:44 - 12 Shkurt, 2020

Pas tryezës së sotme të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka zbuluar propozimet e demokratëve, të cilat lidhen me një kontroll më të mirë të procesit të votimit si edhe mbrotjen e atyre që denoncojnë shkeljet.

Bylykbashi i cilësoi ato si “instrumentet që do të ndajnë politikën nga krimi”.

“Futja e një numri instrumentesh me mbajtjen e subjekteve që denoncojnë krimet zgjedhore, propozime lidhur me rolin e prokurorisë në goditjen e krimit zgjedhor dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK, se në të shkuarën është lënë jashtë. Krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të larta të drejtësisë. Bashkë me ekspertizën e ODIR besojmë që do ecim me shumë shpejtësi. Paketa që do e keni në dispozicion kka të bëjë me garantimin e rregullave për të gjithë subjektet zgjedhore”, tha Bylykbashi, i cili shtoi se PD pret të ecet më shpejtë me konsulencën e OSBE-ODIHR.

“Paketën do e keni në dispozicion dhe trajton të gjitha ato çështje që garantojnë rregullat për fushë të barabartë për zgjedhjet. Qeveria tranzitore është çështje publike e përmendur nga kryetari i opozitës dhe tryezat e tjera opozitare”, përfundoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!