Stefano Pioli do jetë në krye të Milanit deri në fund të sezonit. Drejtuesit e klubit italian kanë menduar edhe për pasuesin e tij dhe nga Spanja zbulojnë edhe emrin e tij. Bëhet fjalë për Marcelino Garcia Toral, i cili trajner i Valencia dhe Villareal.
Mundo Deportivo shkruan se Paolo Maldini e ka kontaktuar Marcellino një muaj e gjysmë më parë dhe i ka prezantuar trajnerit projektin që kuqezinjtë kanë.
Kohët e fundit ai ka marrë disa oferta nga klube të ndryshme, por ka refuzuar. Kjo për shkak se besohet se ai tashmë ka një marrëveshje me Milanin dhe do të nisë në verë punën në krye të kuqezinjve. /abcnews.al