Përplas Mbappen në tokë dhe ironizon me Neymar, njihuni me portierin serb

schedule23:38 - 11 Shkurt, 2020

schedule 23:38 - 11 Shkurt, 2020

Portieri serbi i Reims, Predrag Rajkovic, ishte në qendër të vëmendjes në Francë pak kohë më parë, pasi u përplas me dyshen Mbappe-Neymar në takimin kundër PSG-së. Ishte Mbappe ai që nxiti gjithçka, duke i larguar topin nga këmba portierit Rajkovic, që ishte bërë gati të niste me shpejtësi një goditje dënimi.

Në nerva e sipër, serbi shtyn Mbappen dhe e përplas në tokë, me talentin francez që acarohet tej mase. Mbappe i vërsulet Rajkovic, së bashku me Neymar, ndërsa portieri i Reims vetëm qëndron në vend dhe qesh me ironi.

Predrag Rajkovic njihet si një karakter që shkakton shumë polemika dhe kjo është arsyeja pse ekipi i Arsenal, në verën e vitit 2017, vendosi të mos nënshkruajë me të, kur dukej se mungonte vetëm firma. Në fushë, 24 vjeçari ka bërë paraqitje të mira, por janë problemet jashtë fushe që nuk po e lejojnë të bëjë një hap të madh në karrierë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!