Thatësira e tejzgjatur ka shkaktuar rënie të nivelit të ujit, në liqenin e Fierzës në Kukës. Aktualisht niveli i ujit është 271 metra mbi nivelin e detit, nga 296 metra që është maksimalja.
Prurjet e lumenjeve që furnizojnë liqenin janë 100 metër kub ujë në sekondë.
Në liqenin e Fierzës, ujëmblëdhesit më të madh në vend, mungon dy e tretat e sasisë së përgjithshme të ujit.
Ndërkohë Oshee vijon të importojë sasi të konsiderueshme të energjisë për mbulimin e nevojave për konsum. /abcnews.al