Albin Kurti anulon takimin me Erion Veliajn

schedule12:31 - 11 Shkurt, 2020

schedule 12:31 - 11 Shkurt, 2020

Albin Kurti ka nisur sot vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës në Tiranë.

Ai është pritur me ceremoni nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  dhe më pas ka zhvilluar një takim në presidencë me kryetarin e shtetit Ilir Meta.

Takimi ka vijuar në selinë blu me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas agjendës së publikuar në ABC News kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte të parashikuar edhe një takim me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

Por një lëvizje e papritur e Albin Kurtit ka bërë që ky takim të mos zhvillohet.

ABC News ka mësuar se Kurti ka anulluar takimin me kryebashkiakun Veliaj.

Sipas burimeve nga Protokolli i kryeministrit të Kosovës, Kurti e ka anuluar me arsyetimin se për shkak të angazhimeve që do të këtë në Kosovë nuk mund të zhvillojë takimin e paracaktuar me Veliajn./abcnews.al