Erdogan takohet në Vatikan me Papa Françeskun

schedule14:38 - 5 Shkurt, 2018

schedule 14:38 - 5 Shkurt, 2018

Presidenti turk Erdoan ka biseduar për rreth 50 minuta me Papa Franceskun në Vatikan, ku temë kryesore ishte cështja e Jeruzalemit. Ndërkohë në Romë u mbajt dhe një protestë kundër kreut të shtetit turk.

Ka zgjatur 50 minuta takimi mes presidentit të Turqisë Erdoan dhe papa Franceskut, të cilët biseduan për cështjen e Jeruzalemit pas vendimit ë president amerikan Donald Trump për të transferuar ambasadën në Tel Avov. Erdoan ishte i shoqëruar nga një eskortë me disa automjete bli, ndërsa sheshi Shën Pjetër ndodhej në monitorimin e qindra agjentëve të policisë.

Kreu i shtetit turk falenderoi për interesimin Papa Franceskun, ndërsa ky i fundit për vizitën. Më pas Ati i Shenjtë i dhuroi Erdoan një medaljon ku shfaqej një ëngjëll. Papa Franceskui shpjegoi se ai ishte ëngjëlli i paqes i cili mbyste djallin e luftës; simbol i një bote që mbështetet në paqe dhe drejtësi. Ndërsa Erdoan i dhuroi një panoramë të Stambolli në qeramikë dhe disa libra të Al Din Rumi teolog mysliman sunit dhe poet mistik me origjinë persiane.

Pas takimit me Atin e shenjtë, Erdoan i shoqëruar nga bashkëshortja e tij vizitoi Bazilikën e Shën Pjetrit.

Plani i sigurisë në qytet u hartua së bashkë me policinë turke për ti ofruar mbrojtje maksimale Erdoanit në kuadër të masave anti terrorizëm. Zona e gjelbër është super e blinduar dhe përfshin qendrën hisotrike e cila kontrollohet cdo minutë nga forcat e rendit. Cdo lloj manifestimi është i ndaluar deri sa presidenti turk të jetë në qytet

Kundër Erdoan ishte organizuar një manifestim në kopshtet e kështjellës Sant’Angelo, me parulla ku shkruhej: Shteti turk është vrasës; ose Erdoan vrasës, hiqi duart nga Kurdistani si dhe: Turqia është një autorstradë për terroristët. Manifestimi u organizua nga rrjeti Kurdistan Itali dhe pjesëmarrësit bërtisnin në kor: erdoan vrasës. Në përfundim të manifestimit një grup pjesëmarrësish u përpoqën të niseshin drejt sheshit Shën Pjetër, por nuk u lejuan nga policia. Gjatë përplasjes mes palëve një prej protestuesve ka mbetur i plagosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!