E përplasi në rrugë dhe iku, gruaja vdiq: Gjykata lë të lirë shoferin e makinës në Elbasan

schedule14:16 - 10 Shkurt, 2020

schedule 14:16 - 10 Shkurt, 2020

Një 63 vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë disa ditë pas aksidentit, ndërkohë drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është lënë i lirë, pasi ekspertiza mjeko-ligjore e kalsifikoi si plagosje të lehtë.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC News se akti mjeko ligjor ka nxjerrë në pah se 63 vjeçarja nuk është plagosur rëndë, pra ka pasur dëmtime të lehta. Ç’ka ka bërë që gjykata dhe prokuroria të lënë të lirë 22 vjeçarin vetëm me akuzën e largimit nga aksidenti, ndërsa ditën e sotme 63 vjeçarja në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit si pasojë e plagëve të rënda.

Mjeksia ligjore e cila në shumicën e rasteve do të paktën 10-15 ditë të shprehet ne rastin konkret e ka nxjerrë aktin për 72 orë.

Drejtuesi i mjetit është gjetur dhe është arrestuar, ndërsa është liruar pas 72 orësh nga Gjykata”, tha Renea djali i 63 vjeçares.

“Tek i demtuari konsatohet: Thyerje e një prej kockave të kërcit rë këmbës së majtë dhe thyerje e gishtit në anën e djathtë. Këto dëmtime hyjnë në kategorinë e atyre që kanë shkaktuar paaftësi të përkohshme për punën mbi 9 ditë.  Ky është konluzinoni i arritur nga eksperti mjeko ligjor Renato Osmenaj në datën 6 shkurt 2020.  Në bazë të këtij vendimi xhoalt Shermdhi është lënë i lirë.

Kanë qenë pikërisht këto dëmtime që i kanë sjellë vdekjen 63 vjeçares Violeta Myrteza 5 ditë pas aksidentit. Djali i viktimës Renea Myrteza në një intervistë për abc.neës ka rrëfyer gjithë ngjarjen e ndodhur mesditën e 5 shkurtit.

Situata është se mami para katër ditësh ka shkuar që të bëjë furnizimet e dyqanit, një djalë 22 vjeçar e ka shtypur me makinë duke kaluar dy rrotat në këmbë duke e lënë sakat dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë më pas policia ka marrë kamerat ku ka identifikuar dhe autorin i cili ka lënë nënën time në rrugëku është ndihmuar nga kalimtarët.”/abcnews.al