“Paketa Anti-Shpifje”, delegacioni i Venecias nis takimet në Tiranë

schedule09:15 - 10 Shkurt, 2020

schedule 09:15 - 10 Shkurt, 2020

Delegacioni i Komisionit të Venecias këtë të hënë ndodhet në Tiarënë, në kuadër të Paketës Anti-Shpifje dhe për shkakrkimin e presidentit Meta.  Ky delegacion me mision fakt-mbledhës do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të politikës, por edhe me përfaqësues të Autoritet të Medias Audiovizive.

Delegacioni takimet e tij do ti nisë me zv.kryeparlamentaren Vasilika Hysi në kryesinë e Kuvendit e më pas me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend.

Nga kryesia e Kuvendit në një lidhje dirëkte gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja  raporton se katër përfaqësuesit e Venecias kanë mbërritur në kryesinë e Kuvendit ku do të nisin takimin me Vasilika Hysin.

 

“Do të takohet me Vasilika Hysin, më pas me një grup deputetësh të PS dhe më pas të opozitës parlamentare dhe me përfaqësues të Komisionit të Medias. Takimet e delegacionit do të mbyllen në orën 17:00 me perfaqesues te autoriteti i mediave audivizive. Në këto takime do të jenë të pranishëm përfaqësues të cilët kanë marrë pjesë në paketën e antishpifjes”, tha gazetarja e ABC News.\

Axhenda e takimeve:

Delegacioni i Komisionit të Venecias do të vijojë takimet me Grupin Parlamentar Socialist, dhe me Grupin e Partive Opozitare në Parlament. Po në datën 10 shkurt delegacioni do të mbajë takime me anëtarët e Komisioneve Parlamentare, siç është Komisioni i Medias dhe Komunikimit, Komisioni i Ligjeve, etj.

Pas drekës së datës 10 shkurt, delegacioni do të vijojë me takimet me anëtarët e Këshillit të Ministrave, ku do të takohen me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, dhe ate të Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Axhenda e takimeve në datën 10 shkurt do të mbyllet me takimin e përfaqësuesve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Delegacioni i Komisionit të Venecias do të vijojë me takimet në datën 11 shkurt, duke nisur me Kreun e Shtetit, presidentin Ilir Meta, takimi cili do të zhvillohet në orën 10.00 në Presidencë.

Më tej në takimi do të vazhdojë me Vitore Tushën, Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, gjithashtu dhe me përfaqësues të Gjykatës Administrative ku është njoftuar se do të flitet për çështjet që kanë të bëjnë me median.

Pasditja e datës 11 shkurt do të vazhdojë me takimin që do të zhvillojë delegacioni me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca dhe kreun e AKEP Tomi Frashëri. /abcnews.al