Idriz Voca ka kaluar Luzern në avantazh në transfertën kundër Xamax. Mesfushori shkatërrues i Kosovës gjeti golin e dytë në Superligën zvicerane. Skemë perfekte e Luzern, teksa italiani Margiotta ekzekutoi një goditje këndi në minutën e 13-të.
22-vjeçari dardan goditi fluturimthi dhe dërgoi topin në rrjetë. Një gol shumë i bukur dhe i çmuar për Vocën, i cili numëron 10 ndeshje të zhvilluara me përfaqësuesen e Kosovës. Shkëlqim Demhasaj e ka nisur nga stoli sfidën për Luzern, njësoj si Taulante Seferi dhe Samir Ramizi për vendasit, aty ku si titullar po luan Arbenit Xhemajli. /abcnews.al