Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pengu i madh, De Bruyne: Kemi një objektiv primar, ambicia nuk mungon

schedule15:43 - 9 Shkurt, 2020

schedule 15:43 - 9 Shkurt, 2020

Kevin De Bruyne e ka të qartë objektivin e Manchester City për këtë sezon. Titulli i takon Liverpoolit dhe djemtë e Guardiolës janë përqendruar te Champions League. Belgu nuk e ka fituar kurrë këtë trofe dhe do të bëjë maksimumin për t’ia dalë. 28-vjeçari flet edhe rreth përballjes me Real Madrid në prononcimin e dhënë për Sport360, aty ku tregon ambiciet e “Cityzens”.

I vështirë shorti me Real Madrid? Nuk besoj se ka short të lehtë në këtë fazë të Champions League. Nëse dëshiron të fitosh këtë kompeticion, duhet të mposhtësh më të mirët. Janë ndeshje ku gjithkush dëshiron të marrë pjesë. Të gjithë preferojnë të luajnë në Champions, Botëror apo Europian.

S’e kam fituar asnjëherë Championsin dhe, ndoshta, pa vetëdije, duam ta fitojmë këtë trofe më shumë se të tjerët. Por, në çdo rast, unë dua të fitoj: në Kupën e Ligës, në Kupën e Anglisë, në Ligën e Kampionëve, madje edhe në stërvitje. Ne e respektojmë çdo kundërshtar“, deklaron Kevin De Bruyne. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!