Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq “pushton” Europën, shtyhet edhe derbi i kampionatit gjerman

schedule13:13 - 9 Shkurt, 2020

schedule 13:13 - 9 Shkurt, 2020

Moti i keq ka pushtuar Europën këto ditë dhe një tjetër ndeshje futbolli është shtyrë. Pasi u vendos në Angli që dueli Manchester City-West Ham të luhej në një ditë tjetër për shkak të motit të keq, e njëjta gja ka ndodhur edhe në Gjermani.

M’Gladbach do të përballej në fushën e vet me Koln, përballje e parashikuar të niste në orën 15:30. Moti i keq dhe stuhitë kanë ndikuar që të shtyhet kjo sfidë. Klubi gjerman deklaron se udhëtimi i tifozëve është i pasigurt.

Drejtuesit e M’Gladbach kanë pasur një takim me meteorologët dhe më pas kanë vendosur që ndeshja të mos luhej sot. Akoma nuk ka një datë se kur do të zhvillohet sfida M’Gladbach-Koln dhe gjithçka do të qartësohet në vijim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!