Humbja përballë Egnatias është përjetuar keq dhe Stavri Nica ka dhënë dorëheqjen. Erzeni i tij u mund në shtëpi nga skuadra rrogozhinase 0-1.
Goli i Gjokës në mesin e pjesës së dytë vendosi sfidën dhe trajneri i njohur dha dorëheqjen pas ndeshjes. Erzeni renditet në vend të pestë të grupit A të Kategorisë së Parë.
Ëndrra për t’u ngjitur në elitë është komplikuar shumë pas humbjes së sotme dhe diferenca me kryesuesit e Kastriotit është 11 pikë. Trajneri Nica nuk e ka duruar këtë situatë dhe ka vendosur të largohet. /abcnews.al