Ajaxi kishte një takim në transfertë kundër Utrecht këtë fundjavë, por kjo ndeshje është shtyrë. Shkak janë bërë kushtet e vështira atmosferike, si dhe frika e madhe ndaj uraganit “Ciara”, që ka filluar marshimin në Europën Qendrore.
Zyrtarët e Euredivisie kanë vendosur që takimi në Utrecht, të mos zhvillohet këtë javë, duke e shtyrë në një datë të papërcaktuar ende.
Ky vendim është marrë që të shmangen të gjitha problematikat jo vetëm gjatë ndeshjes, por dhe gjatë udhëtimit të tifozëve. Lajmi për shtyrjen e këtij takimi është konfirmuar si nga faqja zyrtare e Utrecht, ashtu edhe nga ajo e Ajax./abcnews.al
No match tomorrow. #utraja
— AFC Ajax (@AFCAjax) February 8, 2020