Formacionet: Duro u beson fituesve! Laçi, Skënderbeu e Bylisi me ndryshime

schedule12:59 - 8 Shkurt, 2020

schedule 12:59 - 8 Shkurt, 2020

Kukësi-Laçi dhe Skënderbeu-Bylisi luhen prej orës 14:00. Takimi i parë luhet në Elbasan dhe trajneri Shpëtim Duro nuk ka bërë asnjë ndryshim. Ethemi luan në vend të Rrocës, së dëmtuar. Te Laçi ka lëvizje. Lushkja është rikuperuar dhe e nis nga fillimi, ndërkohë që Rapo spostohet në të majtë mbrojtjes.

KUKËSI: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu.

Në Korçë trajneri Ilir Daja rikthen në mesfushë Bruno Ditën dhe në prapavijë luan Pëllumbi me Pollozhanin. Këtë herë në sulm nuk aktivizohet Gripshi, por i riu Belajdi Pusi. Edhe te Bylisi ka ndryshime. Braziliani Vicente është titullar dhe Ntephe është zhvendosur në treshen e mesit të fushës. Fabian Munoz gjithashtu e nis nga fillimi.

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Imami, Dita, Taipi, Elezi, Bregu, Gripshi, Pusi. Trajner: Ilir Daja.

BYLISI: Hidi, Vicente, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Ntephe, Mëllugja, Murataj, Munoz, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!