Gjatë debatit demokrat në prag të zgjedhjeve në Nju Hempshajër, ka pasur një përplasje mes ish kryebashkiakut të Sauth Bend, Pit Buttigieg, dhe senatorit të Vermont-it, Berni Sanders.
Dy kandidatët, në krye të listës në Ohajo, shkaktuan shumë polemika teknike në procesin e votimit, për shkak se nuk i kanë kursyer akuzat ndaj njëri – tjetrit. 38 vjeçari Buttigieg u mbrojt nga akuzat dhe duke iu referuar rivalit 78 vjeçar, u bëri apel amerikanëve që të zgjedhin një kandidat që do të lërë politikën e të kaluarës në të kaluarën. Sanders, nga ana e tij, e cilësoi Buttigieg kandidatin e Uoll Stit. Senatori deklaroi se nuk kishte 40 miliarderë që të kontribuinin për fushatën e tij elektorale.
Izh zv/presidenti amerikan, Xho Bajden, edhe pse për disa ende i favorizuar për emërimin demokrat, pranoi humbjen në Ohajo dhe theksoi se dhe në Nju Hempshajër mund të humbiste, por gjithsesi e shihte si një pikënisje. Më pas ai iu drejtua Buttigieg duke e cilësuar si një djalë të jashtëzakonshëm dhe një patriot të vërtetë. Por Bajden shtoi se ai është një kryebashkiak i një qyteti të vogël që ka bërë gjëra të mira por nuk ka treguar se ka kapacitete të mëdha.
Madje Bajden është i bindur se ai nuk mund të marrë votat e komunitetit afroamerikan dhe hispanik. Butigieg iu përgjigj duke thënë se e kishte të qartë se Bajden kërkon një njeri me më shumë eksperiencë për në Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al