Samir Handanovic është në dyshim të madh për derbin e Milanos. Portieri i Interit ka dëmtuar një prej gishtave të dorës dhe mungoi në ndeshjen e fundit në kampionat. Kapiteni po bën maksimumin për të marrë pjesë në përballjen e fundjavës, por sot nuk është stërvitur me ekipin. Antonio Conte nuk dëshiron të rrezikojë dhe ia ka lënë gjithçka në dorë mjekëve.
Vendimi final për sllovenin do të merret ditën e ndeshjes dhe ai do të luajë me një dorezë mbrojtëse karboni nëse ia del. Sa i përket reparteve të tjera, Diego Godin është favorit ndaj D’Ambrosios dhe ish-kapiteni i Atletico Madrid pritet ta nisë sfidën si titullar. Alexis Sanchez është favorit ndaj talentit Esposito, por Conte po mendon diçka tjetër.
Ideja e trajnerit është që të luajë me Christian Eriksen pas shpinës së Romelu Lukakut. Sensi-Brozovic-Barella është treshja e mesfushës, teksa Moses dhe Candreva do të duelojnë për postin e mesfushorit të djathtë. Eriksen pritet të jetë më i avancuar se treshja e mesfushës, diçka që është provuar nga Conte në stërvitje. /abcnews.al