“E kam të lehtë të asistoj, thjesht i pasoj Kastratit”, elozhe për talentin

schedule11:18 - 7 Shkurt, 2020

schedule 11:18 - 7 Shkurt, 2020

Sulmuesi veteran i Lok. Zagrebit, Mario Budimir, ka folur për faqen zyrtare të klubit, aty ku i ka thurur elozhe talentit shqiptar, Lirim Kastratit. 33 vjeçari tha se e ka të lehtë të rrisë numrin e asisteve, pasi thjesht i pason Kastratit dhe në 90% të rasteve, është gol.

“E kam shumë të thjeshtë të asistoj, thjesht shoh ku është Kastrati dhe i pasoj. Në 90% të rasteve, ai shënon, është i pandalshëm. E quajmë “djali i erës”, është shumë i shpejtë”, tha mes të tjerash Budimir.

Kastrati, 21 vjeç, po bën një tjetër sezon të shkëlqyer me fanellën e klubit kroat dhe ka arritur të jetë edhe një nga emrat e parë të grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!