Udhëtonte në makinë të blinduar me armë pa leje, arrestohet 26-vjeçari

schedule10:48 - 4 Shkurt, 2018

schedule 10:48 - 4 Shkurt, 2018

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person, pasi i gjetën në brez një armë zjarri pa leje të tipit “Glock” me 14 fishekë brenda.

Eros Spahiu, 26 vjeç nga Vlora, ishte duke udhëtuar si pasagjer në një mjet të blinduar me targa AA 124 NZ, kur u ndalua në urën e Viroit.

Polica ka bllokuar gjithashtu edhe makinën e blinduar në të cilën udhëtonte 26 vjeçari, pasi mjeti nuk dispononte dekumentacion të rregullt./abcnews.al