Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore për shkak se rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Mësohet arrestimi i tij është Bërë pasi në aksin rrugor Klos –Burrel, i cili duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe për pasojë ka rënë në anë të rrugës.
Dibër / Klos
Arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore 38-vjeçari, i cili duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin duke rënë në anë të rrugës.
Si dhe arrestohet një tjetër shtetas, pasi me automjetin e tij aksidentoi një këmbësore.
Nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në D.V.P.Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi :
- I. K., 38 vjeç, banues në Klos.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Klos –Burrel, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, pa leje drejtimi, dhe në gjendje të dehur (në masën 0.55 mg/l), ka humbur kontrollin mbi mjet dhe për pasojë ka rënë në anë të rrugës, duke marë lëndime trupore, i cili ndodhet në spital jashtë rezikut për jetën./abcnews.al