Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, foli pas ndeshjes së djeshme në Copa del Rey kundër Bilbaos, sfidë që Barcelona e humbi në sekondat e fundit dhe u eliminua. Pasi foli për ndeshjen në fjalë, mbrojtësi spanjoll pati dhe një replikë për Eric Abidal.
Drejtori sportiv i Barcelonës tha në një intervistë se disa lojtarë nuk donin të luanin për Valverden, deklaratë që bëri lojtarët e Barcelonës të shpërthejnë. Pas Lionel Messit, ishte Jordi Alba ai që doli kundër Abidal.
“Ne jemi Barcelona dhe nga jashtë, mundohen të na fajësojnë. Gjëja e fundit që na duhet, është të na fajësojnë njerëzit e brendshëm. Abidal si lojtar, është dashur nga të gjithë, por këto që thotë janë broçkulla. Nuk na duhen këto fjalë, marrim mjaftueshëm broçkulla nga jashtë”, përfundoi spanjolli./abcnews.al

