Dëshirat e mëdha të Pep Guardiolës luajnë me Interin. Trajneri spanjoll është i dashuruar pas Lautaro Martinez dhe do të bëjë maksimumin për ta bindur sulmuesin argjentinas që t’i bashkohet ekipit të tij.
Por jo vetëm Lautaro. The Sun raporton se Manchester City po monitoron edhe Milan Skriniar. Mbrojtësi sllovak vijon të paraqitet mirë me ekipin e Antonio Contes dhe është ndër mbrojtësit më të fortë të Serie A.
Guardiola është gati të përfshijë Joao Cancelon në operacionin e dyfishtë, teksa Interit i duhet të nxitojë për të rinovuar dhe “blinduar” dy nga futbollistët kyç të ekipit. /abcnews.al