“Dua ta shoh përsëri në ‘Anfield’, s’kam dyshime për reagimin e tifozëve”

schedule18:17 - 6 Shkurt, 2020

schedule 18:17 - 6 Shkurt, 2020

Steve McManaman luajti për nëntë sezone me Liverpool përpara se të largohej drejt Real Madrid në verën e vitit 1999. Ish-mesfushori i njohur ka një dëshirë të madhe dhe shpreson që të shohë sërish Philippe Coutinhon te “The Reds”.

47-vjeçari anglez flet për HorseRacing.net në lidhje me rikthimin e fantazistit brazilian në “Anfield”, aty ku shkëlqeu gjatë sezoneve 2013-2108. Edhe pse 27-vjeçari nuk nguroi aspak të largohej drejt Barcelonës, McManaman është i bindur se tifozët do e mirëprisnin rikthimin e Coutinhos.

Nuk do të më vinte keq po ta shihja sërish Coutinhon te Liverpool, por ky transferim varet nga çmimi i kartonit. Braziliani ka qenë i mrekullueshëm këtu, ai është lloji i lojtarit që mund të sjellë ndryshimin e pritur kur nuk funksionon plani A. Edhe pse ishte vetë lojtari që kërkoi largimin nga ekipi, mendoj se shumica e tifozëve të Liverpoolit do e konsideronin pozitive rikthimin e tij në ‘Anfield‘”, deklaron Steve McManaman. /abcnews.al

 

Coutinho kur ishte pjesë e Liverpool

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!