Duelet me eliminimin direkt të Champions League po afrojnë dhe Atletico Madrid ka një detyre tepër të vështirë. Djemtë e Diego Simeones do të përballen me Liverpool për një vend në çerekfinale dhe ndeshja e parë zhvillohet në “Wanda Metropolitana” me 18 shkurt.
Joao Felix është i dëmtuar për momentin dhe po bën maksimumin të jetë i gatshëm për sfidën kundër kampionëve në fuqi. Talenti portugez ndalet tek ekipi i Jurgen Klopp në një prononcim për Eleven Sports.
“Ndeshja me Liverpool do të jetë shumë e vështirë, me shumë mundësi është kundërshtari më i keq që mund të na qëllonte. Ata janë kampionët në fuqi dhe po kalojnë një formë fantastike. Të gjithë ndeshjet e Championsit janë të vështira, por me Liverpool do të jetë edhe më e vështirë“, deklaron sulmuesi 20-vjeçar. /abcnews.al