Kryetari i Partisë Demokratike këtë të enjte ka zhvilluar një vizitë në një familje në Tiranë ku ka bashkëbiseduar nga afër me familjarët për tu njohur më mirë me problemet me të cilat ndeshen ato në përditshmërinë e tyre.
Kryedemokrati duke trokitur në dyer të rastësishme të qytetarëve, kryedemokrati futet në shtëpitë e tyre për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre, ku mes te gjithave ka hapur dhe frigoruferin e qytetarit.
Përmes një video të postuar në profiling e tij në Facebook, lideri i opozitës i kërkon kryefamiljarit nëse mund të shohë se çfarë ka brenda frigoriferit të familjes, ku situata siç edhe qytetari shprehet, reflekton fundin e muajit.
“Shqiptarët meritojnë të dëgjohen me vëmendje. Me Entonin dhe familjen e tij të re në Tiranë, duke folur për problemet e përditshme”, shkruan Basha./abcnews.al