Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se akti normativ për paketën “Anti-KÇK” do të miratohet. Balla u shpreh se akti ka mbështetjen e shqiptarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë.
“Akti normativ do të miratohet ashtu siç ka ardhur. Grupi i PS e mbështet tërësisht aktin normativ të propozuar nga qeveria e kryeministrit Rama. Ka mbështetjen e partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe të shumicës së shqiptarëve. Kjo paketë ka gjetur mbështetjen e partnerëve, kjo është një mundësi për ta çuar godijen e krimit në një nivel më ë lartë. Garantoj që ky aksion do të ketë një sukses dhe askush nuk do ti shpëtojë sitës së Operacionit Forca e Ligjit. Akti normativ do të kalojë ashtu siç ka ardhur sepse i bën mirë rrugës europiane. Duhet të kujtojmë që fokusi i ligjit është edhe asetet apo llogarite bankare. Mos u habisni kur në javët në vijim të keni goditje të çdo lloj pasurie apo aseteve kriminale”, deklaroi Balla.
Më tej Balla u shpreh i keqardhur duke e vlerësuar një vetëvrasje politike qëndrimin e opozitës që kundërshton këtë akt, ky është një një stad të ri të luftës kundër krimit dhe terrorizmit. Fokusi i ligjit është edhe asete, apo llogari bankare, apo pasuri të tjera, që mund të jenë ngritur, nën mbështetjen e personave të lidhur me terrorizmin. Skaneri i këtij operacioni do të vijojë po njëlloj”, tha Balla.
A e justifkon gjithë grupi juaj parlamentar pasurinë që ka?
Balla: Bëhet çdo vit kontrolli, inspektoriati në çdo rast që konstaton balancim të nivelit të të ardhurave bën kallëzime penale në Prokurori.
Sa i përket rastit të Lulzim Berishës, Balla tha se ligji i përfshin si persona apo grupe kriminale që duhet hetuar.
Balla: Personi në fjalë apo të tjerë ligji i miratuar përmes aktit normativ që do konfirmohet në Kuvend i përfshin si persona apo grupe kriminale pasuria e të cilëve duhet hetuar. Procesi i hetimit është kompleks, 48 orë janë të mjaftueshme për këta persona të plotësojnë formularin e më pas policia ka kohë 15 ditë për të bërë verifikimet e më pas lidhet hetimi me SPAK që edhe ai ka 15 ditë kohë të shkojë në gjykatë, ndaj mos kini asnjë merak, e kam thënë shpesh herë kam qenë një ndër zërat më konsistentë që lidhet me besimin që kam te SPAK”.
/abcnews.al

