“Krenari e madhe të ndalosh një ekip kaq të fortë dhe një sulm kaq të frikshëm”, shkruan në rrjetet sociale Marash Kumbulla, dukshëm i gëzuar që Hellas Verona ia doli të merrte një pikë në transfertë kundër Lazio, që ka një sulmuesi si Ciro Immobile, i cili është edhe shënuesi më i mirë në Serie A deri më tani.
Kumbulla dhe Rrahmani dhanë maksimumin që skuadra e tyre të mos pësonte dhe ia dolën me sukses. Për mbrojtësin dardan nuk ka më çështje merkatoje, pasi Napoli e ka blerë dhe në verë ai nis aventurën e re, kurse për shtatlartin e kombëtares shqiptare situata është tjetër.
https://www.instagram.com/p/B8M8moXnORx/?utm_source=ig_web_copy_link
Prej ditësh është raportuar se Napoli e ka bërë një ofertë, madje thuhet se janë ofruar 20 milion euro. Interi gjithashtu është i interesuar për Kumbullën, i cili në fakt dëshirën më të madhe e ka të kalojë te zikaltrit. Gjithsesi deri në korrik mund të ndodhin shumë gjëra.
Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, në llogarinë e tij në Twitter bën me dije se në Romë ishte i pranishëm edhe një skaut i klubit të Chelsea, për ta parë nga afër mbrojtësin 19-vjeçar. Kalimi në Premier League do të ishte një hap i madh për futbollistin shqiptar. Ankandi për të do të rihapet në verë, nëse ndonjë klub nuk i nxjerr më parë të gjithë jashtë gare. /abcnews.al
Tonight there was a #Chelsea’s scout in Roma to observe Marash #Kumbulla (2000) during Lazio-Verona. Also #Napoli (offered €20M+bonuses to Verona) and #Inter are really interested in him for July. #transfers #CFC
— Nicolò Schira (@NicoSchira) February 5, 2020