I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin , Prof. Asc. Dr. Pëllumb Karameta ka folur për një udhërrëfyes të përgatitur për sektorin e arsimit. Ai u shpreh se është e domosdoshme që të ndërtohet një politikë e re për elementet që lidhen me identitetin kombëtar.
“Përderisa i takojmë të njëjtit komb gjuha me të cilën duhet të komunikojmë duhet të ishte e unifikuar. Çështjet e dialekteve janë e drejta e çdo autori, sa i takon gjuhës standarde duhet të jetë e nivelit kombëtar. Sistemi arsimor i ri i Kosovës akoma nuk ka arritur të japë kontigjente”, deklaroi Karameta.
Më tej ai u shpreh se në shumë raste strukturat e gjuhës angleze po dominojnë, ndoshta kjo edhe për shkak të dembelizimit për ta përshtatur në shqip.
“Kemi arritur në përfundimin që nevoja për të ndërtuar një politikë të re që lidhen me elementë të indentitetit kombëtar është i rëndësishëm. Jemi dy shtete që nuk kemi grupe eskpertësh siç mund ti kemi pasur kohë më parë. Kjo rrudhje në kapacitete njerëzore profesionale do të bënte që Akadamive të Shkencave do ti duhet të ndërtojnë një qasje të përbashkët që duhet ekzekutuar. Edhe nxënësit e Kosovës dhe të Shqipërisë sa i takon kompetencës së komunikimit, së pari të menduarit dhe më pas të komunikuarit të dy kontigjenetët deri në moshën 15-vjeç kanë probleme në komunikim. Një udhëzues do të prezantohet në 15 mars në Kosovë, kemi një plan dhe do t’ja afrojmë Ministrisë së Arsimit. Janë përcaktuar gjithsej katër objektiva, por egzistojnë burimet materiale dhe njerëzore për ti çuar në një nivel më të lartë. Po shtyjmë përpara një proces bashkëpunimi. Sistemet e te dy vendeve nuk e kanë cilësinë e dëshirueshme ndaj duhet të ecim me këmbë në tokë”, theksoi më tej Karameta./abcnews.al