Amulli në interpretimin juridik të anti-KÇK? Juristët Hazizi e Ndreca version të ndryshëm për aktin e qeverisë

schedule22:14 - 5 Shkurt, 2020

schedule 22:14 - 5 Shkurt, 2020

Të ftuar në “Byro Politike” për të folur për aktin e shumë përfolur anti-KÇK, kanë qenë të ftuar juristët Sokol Hazizaj, Plarent Ndreca, gjithashtu gazetarët Artan Hoxha dhe Spartak Koka.

Shumë “përsetë” e ngritura nga juristë të ndryshëm, kanë hasur në kundërshtitë e tyre të cilët e kanë interpretuar në mënyra të ndryshme.

Për juristin Hazizi akti normativ anti-KÇK është një lloj kopje e ligjit anti-mafia, por që ky akt bie ndesh me Kushtetutën dhe të Drejtat e Njeriut, gjithashtu i vesh policisë kompetenca të Prokurorisë dhe Gjykatës.

“Shpesh herë media merret me efektin e karakterit politik. Çështja është e thjeshtë, “abeas korpus”, është një parim që ka lindur përpara Shqipërisë, kalon vetëm nëpërmjet gjykatës dhe vetëm pre gjykatës.

Çdo lloj akti që prek të drejtat kushtetuese siç është prona, shëndeti, arsimi, lidhjet ekonomike, bëhet nëpërmjet gjykatës. E dyta, është një përsëritje e rëndomtë në kuptimin formal të një ligji që është bërë në 2009 ka ndryshuar në 2017 siç është ligji antimafia.

Ky ligj pranon në vetvete hetimin pasuror të subjekteve që kanë konsumuar, kryer vepra penale të cilat parashikohen edhe në aktin normativ. Nuk mendoj se kanë përbërë ndonjëherë risi, beteja ndaj korrupsionit, ndaj trafikut të lëndëve narkotike, ndaj vrasjes, gjithmonë qeveritë do ta kenë në fokusin e veprimtarisë së vet.

Ne nuk jemi një vend që na mungojnë institucionet, ne kemi vite që e dimë në rrugën e përafrimit ligjor me atë evropian, në këtë kuptim Shqipëria adopton të gjithë legjislacionin evropian. Konventa Europiane e të drejtave të njeriut neni 6 i cili garanton procesin e rregullt ligjor.

Në thelb nuk është policia e cila për shkak të ligjit 108 organizon, kqyr, kontrollon hetimin, por është Prokuroria. Prokuroria është organ i pavarur autonom. Ndërkohë me këtë ligj Ministri i Brendshëm thërret Prokurorin e Përgjithshëm, përse e thërret? Çfarë ka në dorë Prokurori i Përgjithshëm?

Momenti më anti-kushtetues në këtë akt, është cenimi i të drejtës nëpërmjet një njoftimi të papritur, kur subjekti mund të ketë kaluar procesin e verifikimit, procesin e hetimit, gjykimit, pra mjafton që paska dyshime. Nuk mund të riciklohet marrëdhënia juridike me këtë akt.

Në fakt nuk kemi Gjykatë Kushtetuese e cila verifikon, identifikon përputhshmërinë midis ligjit dhe kushtetutës. Mos vallë ndodh për shkak të amullisë së organeve të drejtësisë në Shqipëri?

Në asnjë mënyrë dhe në vendet më diktatoriale nuk mund të bëhet kjo”.

Për juristin Plarent Ndreca shumë të tjerë nuk e kanë lexuar mirë aktin pasi policia nuk ka marrë asnjë kompetencë tjetër përveçse i është dhënë një instrument për të vepruar ndaj subjekteve të përcaktuara si kryes të veprave penale të rënda.

Ndreca theksoi se policia nuk mund të rrijë pa vepruar kur ka informacione se është duke u kryer vepra të rënda penale. Sipas Ndrecës akti ka përcaktuar qartë që vendimet i merr gjykata.

Ka një keqkutim të madh, bëhet fjaleë jo për cështje nën hetim. Policia e shtetit nuk ka marrë asnjë kompetencë më shumë thjesht janë dhënë disa instrumenta brenda kompetencës që ajo ka.

Ekzekutivi ka parandalimin e kryerjes së veprës penale. Gjithë akti normativ është për parandalimin e veprave penale dhe për rrjedhojë kjo është një kompetencë ekzekutive, nuk është kompetencë e gjyqësorit. Ne kemi vendosur në akt ato element sipas të cilave praktikat më të mira të Gjykatës Europiane të drejtave të njeriut përcakton siç janë, proporcionaliteti, interesi i ligjshëm, dhe ai që garanton procesin.

Në çdo fazë të këtij ligji janë pjesë e tij si Prokurori ashtu  dhe Gjykatësi. Nuk është e vërtetë që këto elementë të procesit të rregullt ligjor nuk janë në këtë akt. Ajo çfarë bën ky akt në ndryshim me aktet që ne kemi në fuqi është fakti që i jep mundësinë policisë së shtetit të veprojë me inisiativë, veprime që kontrollohen pastaj si nga prokurori si nga gjykata.

Vendimet përfundimtare në çdo rast jepen nga Gjykata, ne nuk mund të rrimë duar lidhur kur kemi informacione që pasuria është e subjekteve të përcaktuara, pra akti ka të përcaktuar një grup subjektesh apo personash të cilët janë subjekt i këtij ligji, nuk është kushdo subjekt i këtij ligji, janë persona të përcaktuar për vepra shumë të rënda penale.

Pasuri e dyshuar si e vendosur në mënyrë të paligjshme patjetër do të jetë objekt verifikimi. Nëse ne kemi informacione se po përgatitet një akt terrorist si do bëjmë, do lejojmë të ndodhë për shkak të procesit të rregull ligjor? Në këtë kuptim ky është një akt brenda kuadrit të konventës së të Drejtave të njeriut”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!