Te Barcelona ka lindur një debat mes Eric Abidal dhe Leo Messit. Drejtori sportiv akuzoi ekipin dhe u shpreh se disa lojtarë nuk kanë dhënë maksimumin gjatë kohës që trajner ishte Ernesto Valverde, pasi ishin të pakënaqur me këtë të fundit.
“Pleshti” reagoi ndaj fjalëve të ish-shokut të skuadrës, teksa i kërkoi atij të shprehej me emra konkretë, përndryshe ndotën të gjithë lojtarët e ekipit. Katalanasja Sport ka zbuluar një detaj interesant në lidhje me këtë temë.
Të gjithë lojtarët e Barcelonës e kanë pritur shumë mirë deklaratën e kapitenit. Mbrojtja e Messit u ka pëlqyer shokëve, të cilët e kanë rrethuar dhe falënderuar përpara nisjes së stërvitjes së sotme. /abcnews.al